Granit Sahiti nuk është më kryetrajner i klubit të hendbollit Ferizaj (femrat).
Nuk është edhe hera e parë që Sahiti ndahet me Ferizajn. Kësaj radhe duket se fitorja e ngushtë në udhëtim me rezultat 34:33 ndaj Samadrexhës, ka ndikuar edhe në largimin e tij.
“Sot i ndajë rrugët me KHF Ferizajn.
Pas 6 viteve bashkëpunim (nga themelimi), pas një mosmarrëveshje me kryesinë në lidhje me shtabin teknik detyrohem të largohem.
]Në kushte normale shtabi teknik zgjidhet dhe udhëhiqet nga kryetrajneri.
Uroj vetëm suksese dhe vazhdim te fitoreve radhazi siç ishim duke bere 14/14.
Gjitha të mirat për të gjitha lojtaret dhe i falënderoj për angazhimin e tyre gjatë kësaj kohe.”, njofton Sahiti.