Ish hendbollisti i dëshmuar, Burim Zaskoku, është emëruar kryetrajner i ri i klubit të hendbollit Ferizaj (femrat).
Pas dorëheqjes së Granit Sahitit, Zaskoku vjen në krye të Ferizajt.
Zaskoku ka qenë kryetrajner i Prishtinës dhe i Kastriotit (femrat).
Me Zaskokun Ferizaj synon titullin e kampionit dhe Kupën e Kosovës.
Synon titullin e dytë në histori të ekzistimit të këtij klubi.
Ferizaj kryeson me 28 pikë por ka një ndeshje më pak se Istogu në pozitën e dytë që ka po 28 pikë pas javës së 15-të të Superligës së Kosovës.
Ferizaj nuk ka asnjë barazim dhe as humbje, ka gjithsej 14 fitore nga po aq ndeshje.