Polonia nuk është rivale e panjohur për kombëtaren e Kosovës.
Vashat e përzgjedhësit Agron Shabani deri me tash janë takuar dy herë me polaket dhe kanë bilancin negativ, pavarësisht kësaj, nesër (17.45) do të jetë tjetër lojë në Qendrën e Rinisë dhe të Sportit në Prishtinë, në kuadër të kualifikueseve për Euro 2024.
Pavarësisht se bastet e favorizojnë në ekstrem Poloninë, kjo fare nuk çon peshë sepse forcat do të maten në fushën e lojës.
Vitin e kaluar dy herë janë përballuar me Poloninë në kuadër të kualifikueseve për Kampionatin Botëror.
Me 6 prill të vitit 2023, Polonia para shikuesve të vet e mundi me rezultat 36:22 kombëtaren e Kosovës.
Ndërsa me 12 prill në Prishtinë, polaket sërish fituan por me rezultat me të ngushtë 32:20.
Cila është përparësia e Agron Shabanit?
E para, e ka përparësinë e terrenit!
E dyta, ka njohuri më shumë për rivalen dhe i di pikat e dobëta të Polonisë.
E treta, i ka hendbollistet më të pjekura në lojë për dallim nga viti 2023 dhe kjo sado kudo mund të ndikojë në një rezultat më të favorshëm!
E katërta, polaket pavarësisht se hiqen favorite nuk udhëtojnë me mendje se fitoren e kanë në xhep se topi është i rrumbullakët dhe befasitë janë të pashmangshme.
E pesta, pika më e dobët tek Kosova, është mbrojtja.
Është interesant me bastet që e favorizojmë shumë Poloninë por ka raste që koeficienti mbetet koeficient dhe rezultati vendoset në fushën e lojës.
Pritet edhe ndihma e shikuesve që do të janë edhe një motiv shtesë për vashat tona në krye me hendbollisten Leonora Demaj.
Kosova – Polonia
Koeficientet 1 X 2
10x10bet 14.00 26.00 1.01
1xBet 45.00 40.00
Alphabet 14.00 26.00 1.01
Betsafe 15.00 30.00 1.03
Betsson 15.00 30.00 1.03
BetVictor 15.00 29.00 1.01
Bwin 15.00 23.00
Interwetten 17.00 35.00 1.01