Kombëtarja e Polonisë ka shënuar fitore me rezultat 34:27 (17:17) ndaj Kosovës, në ndeshjen që u zhvillua në Qendrën e Rinisë dhe të Sportit në Prishtinë.
Vashat tona treguan lojë shumë të mirë por edhe të marrin rezultat të favorshëm në ndeshjen e Grupit 8 të kualifikueseve për Euro 2024.
Kosova – Polonia 27:34 (17:17)
Qendra e Rinisë dhe e Sportit në Prishtinë.
Shikues: 1.000.
Gjyqtarë: Ante Mikeliq e Petar Paradina (Kroacia).
Kosova: Kafexholli, E. Mulaj 3, M. Mulaj, Gjikokaj 6, Sopjani, Shatri, A. Hajdari, Rugova 1, Demaj 12, M. Hajdari 1, Dinarica 2, Mustafa 2, Mirdita, Krasniqi, Ujkiq dhe Kryeziu.
Polonia: Placzek, Olek, Galinska , Kobylinska 9, Balsam 6, Gorna 3, Matuszczyk 1, Tomczyk, Wieckowska, Nosek, Urbanska, Michalak 1, Kochaniak – Sala 5, Uscinowicz 4, Nocun 2 dhe Zima 1.
Polonia ka shfrytëzuar gabimeve të hendbollisteve tona.
Edhe polaket bën shumë gabime por vashat tona nuk i shfrytëzuan ato dhe kur i realizon edhe pëson ndëshkimi.
Polonia e nisi me epërsi 0:1 por vashat tona e barazuan dhe me një seri 5:0 avancuan me 5:1 në minutën e 7-të.
Ndeshje e mirë dhe e luftuar për çdo top, rezultati 13?10 në minutën e 21-të.
Pas një kohe të gjatë edhe u barazua rezultati në 15:15 në minutën e 26-të.
Në pjesën e parë Aurora Kryeziu ka pritur shumë gjuajtje të hendbollisteve rivale, ndërsa Leonora Demaj ishte enigmë e pazgjidhshme për rivalet.
Pjesa e parë ka përfunduar me rezultat 17:17.
20:22 për polaket në minutën e 37-të.
21:23 në minutën e 43-të por menjëherë ngushtohet në 22:23.
Në minutën e 46-të Poloninë thelloi epërsinë në 3 gola (23:26).
Gabimet e vashave tona i dhanë mundësi Polonisë të jetë në epërsi me tre gola (26:29) në minutën e 52-të. Në minutën e 55-të, 22:26 dhe tre minuta para përfundimit të sfidës edhe pesë gola (22:27) për Poloninë.
Polaket shënuan fitore me meritë me rezultat 34:27.
Leonora Demaj është më efikasja të Kosova, me 12 gola, e ndihmuar nga MIrela Gjikokaj me 6, ndërsa të polaket Monika Kobylinska me 9 gola.
Ndërsa takimi i radhës luhet me 12 prill në konak të Polonisë.