Polonia ka shënuar fitore me 7 gola dallim (34:27) ndaj kombëtares së Kosovës, në ndeshjen e vlefshme të kualifikueseve për Kampionatin Evropian 2024 në hendboll (femrat).
Ndeshja ka qenë interesante deri në fund e cila është zhvilluar në Qendrën e Rinisë dhe të Sportit në Prishtinë.
Selektori i Polonisë, Arne Senstad, tha se ka qenë ndeshje e vështirë dhe në anën tjetër ka lavdëruar portieren Aurora Kryeziu.
“Ishte një ndeshje e vështirë.
Edhe para ndeshjes e dinim që kundërshtari kishte lojtare të mira, ndaj duhej të ishim gati për çdo lëvizje të tyre.
Sidomos në pjesën e parë kemi pasur probleme në mbrojtje për të ndalur veprimet e kundërshtarëve.
Përveç kësaj, portierja e Kosovës ka mbrojt mirë. Në pjesën e dytë arritëm që të thellonim avantazhin, por tani duhet të shkojmë në shtëpi dhe të përgatitemi për revanshin, sepse duhet që të luajmë më mirë”, - tha selektori i Polonisë.