Kapitenja e kombëtares polake, Monika Kobylinska, ka komentuar fitoren me rezultat 34:27 ndaj Kosovës, në kuadër të eliminatoreve të EHF EURO 2024.
Ndeshja është zhvillua në Prishtinë, përderisa pjesa e parë u mbyllë baras (17:17), në të dytën Polonia treguan lojë më të mirë dhe fituan me 7 gola dallim.
“Mbrojtja jonë sigurisht që na zhgënjeu në pjesën e parë. I mungonin shumë elemente lojës sonë.
Nuk jemi të kënaqur me stilin e lojës, por jemi të lumtur me fitore dhe që është shumë e rëndësishme.
Nuk është e lehtë të luash ndeshje të tilla.
Ne duhej të dilnim të përqendruar që në fillim, por nuk ndodhi sepse diçka mungonte në lojën tonë.
Më vjen mirë që edhe pse nuk dolëm mirë sot, luftuam deri në fund dhe arritëm një rezultat mjaft të mirë”, tha Kobylinska.