Të shtunën u luajt java e 25-të e elitës së hendbollit të Kosovës në hendboll.
Kastrioti e mposhti në udhëtim Vushtrrinë me rezultat 43:29. Lulzim Shabani i realizoi 9 gola për Kastriotin, kurse Erkan Abazxhiku e Adnan Musa i kishin nga shtatë gola për Vushtrrinë.
Trepça fitoi ndaj Vëllaznimit në Gjakovë me rezultat 36:21.
12 gola për mitrovicasit i shënoi Shpëtim Mehmeti. Besmir Kusari i kishte gjashtë gola për Vëllaznimin.