Kombëtarja e Kosovës i jep fund aventurës në kualifikueset për Euro 2024 në hendboll.
Polonia para shikues të vet i mposhti me rezultat 28:17 vashat tona.
Polonia vazhdon rrugën për në Evropian e Kosova e mbylli kapitullin e saj sa i përket kësaj gare.
“Përfundojmë rrugëtimin në kualifikimet për Euro 2024.
Pësojmë humbje nga Polonia në fund të një cikli kualifikues sfidues. Do të mësojmë shumë nga këto kualifikime, në synimin për ngritje të mëtejme.
Faleminderit vajzave për emocionet, sidomos në ndeshjen e kaluar me Poloninë”, njofton FHK.