Një skandal i madh ka ndodhur në Kroaci në ndeshjen e hendbollit mes Nexe-s dhe Zagrebit në kuadër të Kampionatit të Kroacisë.
Shtatë sekonda para përfundimit të pjesës së parë, loja është ndërprerë në palestrën në Nashice.
Përfaqësuesi slloven Marko Bezjak dhe lojtar i Nexe-s, ka sulmuar delegatin e ndeshjes, Anto Joziq.
Pas incidentit ai përfundoi në spital.
Ndeshja u ndërpre.
Nuk dihen ende gjendja e delegatit të kësaj ndeshjeje
“Veselin Vujoviq (trajner i Nexe-s) u tërbua nga disa vendime të arbitrit dhe gjithçka u përshkallëzua kur Nexe-s në vend të golit iu dha një shtatëmetërsh.
Mes lojtarëve pati një përleshje të vogël”, shkruan mes të tjera mediumi kroat “24 sata”.
“Lojtari i Nexe-s, Marko Bezjak, ka goditur me shpatull delegatin Anto Joziq”, shkruan ndër të tjera “Veçernj List”.