Ekipi i Istogut i bën përgatitjet e fundit për derbin e fundjavës, kundër lideres së Superligës së Kosovës, Ferizaj.
Kampionja në fuqi nuk do të zhvillojë ndeshjen në Istog por në palestrën “Dresha” në Banjë.
Ferizaj kryeson me 30 pikë apo nga 15 ndeshje ka po aq fitore, duke lënë pas Istogun me 28 pikë (14 fitore e 1 humbje).
Derbi luhet më 13 prill në orën 19:30.