Edhe 11 ditë na ndajnë nga ndeshjet e gjysmëfinales së Kupës së Kosovës në hendboll (meshkujt), ku ndeshjen Kastrioti – Trepça dhe Besa Famgas - Rahoveci.
Kastrioti i Ferizajt po përgatitet maksimalisht për ndeshjen e gjysmëfinales së Kupës, me synime të qarta, finalja dhe ta fitojnë trofeun e Kupës së Kosovës.
Kryetrajneri Vladimir Gligorov punon me ritëm të shtuar në palestrën e sportit “Bill Clinton” në Ferizaj.
Atmosferë pune, harmoni dhe optimizëm të hendbollistët.
Në anën tjetër, kryesia me kryetarin Fisnik Jashari, i plotësojnë të gjitha kushtet që i duhen një klubit në stërvitje.
Turneu final i Kupës mbahet më 27 e 28 prill.