Kampioni aktual në fuqi, skuadra e Gjorgje Petrovit, ka fituar derbin me rezultat 38:34 ndaj skuadrës shqiptare, në takimin e javës së 20-të të Kampionatit të Maqedonisë së Veriut në hendboll.
Në minutën e 20-të, rezultati 13:13, dhe 18:18 mbyllet pjesa e parë.
Prapë barazim 22:22, ndërsa vashat e Gjorgje Petrovit bënë një seri 4:0, duke u shkëputur në rezultat 26:22 dhe fituan takimin me 38:34,
Anastasia Nikolovska dhe Marija Jankulovska janë më efikaset të ekipi fitues me nga shtatë gola.
Në kampin e Çairit u dalluan Bojana Dinevska me nëntë gola dhe Amela Xhakmiq me tetë sosh.
Vashat e trajnerit Basri Latifi luftuan deri në fund por nuk morën rezultat të favorshëm.
Gjorgje Petrov kryeson me 58 pikë, pasojnë Metalurgu me 52, Çairi me 49 sosh.