Hendbollistet e Gjorçe Petrovit fituan trofeun në Kupën e Maqedonisë, pasi e mundën me rezultat 36:24 ndaj Çairit.
Pas përfundimit të ndeshjes u ndanë edhe mirënjohjet individuale për portieren më të mirë, golashënuesen dhe MVP.
Marija Jankulovska është shpallur MVP e turneut final nga fituesja e edicionit të 31-të të Kupës së Maqedonisë.
Golashënuesja më e mirë u shpall Leonora Rahmani nga Çairi, ndërsa çmimi për portierin më të mirë përfundoi në duart e koleges së saj Magdalena Kojoviq.