Klubi i hendbollit Rahoveci është para sfidës së parë finale, ndaj kampionit në fuqi Besa Famgas nga Peja.
Finalja e parë luhet nesër në orën 19.00. Një ndeshje që pritet me emocione. Besa synon që ta ndal ecurinë e titujve rresht të Besa Famgas.
Kryetrajneri Verim Zherka ka njohuri të mëdha për pejanët dhe e di se nga i vjen rreziku më i madh.
“Vetëm dy ditë na ndajnë nga finalja e parë ndaj Besa Famgasit, ballafaqim ky që do të përcaktojë kampionin e Superligës së Kosovës në hendboll.
Disa fakte për ndeshjen e së shtunës (25 maj), që zhvillohet nga ora 19:00 në ‘Mizahir Isma’:
Ndeshja është pjesë e serisë finale, ku do të zhvillohen 3 lojë mes dy ekipeve, ekipi që fiton dy lojë shpallet kampion;
Pasi përfunduam të parët në sezonin e rregullt, kemi përparësinë e terrenit vendas, pra, 2 nga 3 ndeshjet eventuale zhvillohen në Rahovec;
Besa Famgas është kampion i Kosovës në 10 vitet e fundit;
Në rreth 5 vjet Besa Famgas i ka fituar titujt e Superligës pa asnjë humbje të pësuar;
Ne ia shkaktuam humbjen e parë në Superligë sivjet dhe e mposhtëm në 3 nga 4 përballjet në ligë;
Rezultatet në ballafaqimet e deritashme në ligë janë
Rahoveci - Besa Famgas 34:33
Besa Famgas - Rahoveci 27:29
Rahoveci - Besa Famgas 27:26
Besa Famgas - Rahoveci 31:30
dhe në kupë Besa Famgas - Rahoveci 27:26;
Të gjitha ndeshjet dhuruan spektakël e lojë me rezultate të ngushta;
Andaj më shumë se kurrë na duhet përkrahja e juaj, sepse fitorja pa ju në sallë është e pamundur”, njofton KH Rahoveci.