Verim Zherka është në presion të ndeshjes.
Flitet se nuk e ka bërë edhe gjumin si duhet gjatë natës nga presioni i finales së parë të play-off-it të Kampionatit të Kosovës në hendboll (meshkujt).
Kryetrajneri i Rahovecit, Zherka, e do me çdo kusht fitoren, që pastaj të flejë rehat për finalen e dytë në Pejë, ndryshe do të jetë më dhimbje koke.
Trajneri dhe lojtari i Besës, Nikolla Prce, nuk e ka qetësinë sepse nëse mbetet Besa Famgas pa trofe do të jetë dështimi më i madh pothuajse në dy dekadat e fundit.
Prce ka përgatitur formulën e lojës dhe ka si përparësi gjatësinë ndaj rivalit. Finalja e parë luhet sonte në orën 19.00 në palestrën “Mizahir Isma” në Rahovec.
Rahoveci - Besa, kush do të fitojë taktika e Zherkës apo e Prces?