Vjosa është rikthyer në Superligën e Kosovës.
Një sukses i madh për skuadrën nga Shtimja e cila ka ambicie të mëdha edhe në elitën e hendbolli tonë.
Hendbollisti më përvojë, Gëzim Misini, është krenar me skuadrën dhe suksesin që arritën në fund të edicionit, duke e rikthyer ekipin pas më shumë se një dekade aty ku e ka vendin.
Misini në mes
“Pas 11 vitesh KH Vjosa hyri në Superligë.
Pika më e fortë ka qenë disiplina e lojtarëve dhe përgatitja fizike”, tha Misini për gazetën kombëtare “Bota sot”..
Hendbollisti thotë se e kanë pritur se do të arrijnë qëllimin edhe në play-aut kundër Vëllaznimit.
Vjosa doli më e mirë se Vëllaznimi dhe siguroi hyrjen në Superligë.
A keni pritur se do të rrëzoni Vëllaznimin?
“Kemi pritur që do ta rrëzojmë se kemi pas të gjitha kushtet, përgatitjen fizike dhe mbështetjen e kryesisë. E kemi ditë qe nuk do ta kemi lehtë se Vëllaznimi ka qenë pjesë e Superligës dhe ka pas lojtar me përvojë
Vjosa do të jetë befasia e kampionatit të ri”, shpreh optimizmin Misini.