Naim Zaskoku është emëruar kryejtrajner i skuadrës së Rotweiss Thun, që garon në Superligën e Zvicrës në hendboll (femrat).
Lajmi është bërë i ditur edhe nga faqja e skuadrës zvicerane.
Është një sukses i madh për një trajner nga Kosova, që është në krye të një skuadre zvicerane që ka synime të mëdha për edicionin 2024-2025.
“Jakub Szymanski largohet nga posti i trajnerit pas përfundimit të sezonit.
Si pasardhës i tij është emëruar Naim Zaskoku.
Yvonne Leuthold ka vendosur që të zgjasë kontratën e saj edhe për një sezon dhe gjithashtu do të punojë si ndihmëstrajnere për Rotweiss 24/25”, njofton faqja e klubit.
“Naim Zaskoku do të marrë detyrën e trajnerit për përgatitjen e ardhshme për sezonin e ri.
Zaskoku është një fytyrë e njohur për Rotweiss-in dhe ka punuar në ekipin e të rinjve të klubit për shumë vite.
Pas një pushimi nga hendbolli, ai tani po kthehet në sallë, për të cilën Rotweiss Thun është jashtëzakonisht i lumtur.
Me Naim Zaskokun, klubi ka gjetur një trajner me përvojë dhe të përshtatshëm për sezonin e ri”, thuhet më tej.