Rahoveci futet në histori, është kampion i ri i Kosovës në hendboll (meshkujt).
Rahoveci ka shënuar fitore me rezultat 29:24 (21:11) ndaj Besa Famgas, në finalen e dytë të play-off-it të Superligës së Kosovës.
Djelmoshat e kryetrajnerit Verim Zherka shkëlqyen duke dëshmuar se me meritë e përfunduan në vendin e parë në kampionatin e rregull e me meritë janë kampion për herë të parë në histori të ekzistimit të këtij klubi.

Pjesa e parë ishte e qartë se Rahoveci nuk ndalet kur shkoi në pushim me 10 gola epërsi (11:21).
Në pjesën e dytë Rahoveci shumë më komod, me një epërsi të thellë dhe nuk e kishte në asnjë rrethanë presionin nga vendasit.
Rahoveci shënoi fitore me rezultat 29:24 ndaj Besës.
Skuadra nga qyteti i rrushit ngadhënjeu me 2:0 në seri të finaleve.
Besa pas një dekade, pas 10 titujve rresht, mbetet pa titullin e kampionit.
Bie perandoria e Besës në hendboll, mbetet pa titull e pa Kupë të Kosovës gjatë edicionit 2023-2024.
Rahoveci e kishte fituar finalen e parë me rezultat 34:30.
Gjatë gjithë edicionit në kampionat e kishte vetëm një disfatë dhe të mërkurën kurorëzoi këtë dominim me titull historik të kampionit.
Besa Famgas i kishte dhjetë tituj rresht dhe i ka 19 gjithsej.
Medaljet e argjendta për lojtarët e Besës i ndanë presidenti i FHK-së, Eugen Saraçini dhe kryetari i komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri.
Ndërsa medaljet e arta për lojtarët e Rahovecit dhe kupën e kampionit për kapitenin Ardian Osa, i ndanë presidenti Saraçini dhe kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi.