Pas një dekade Besa Famgas e Pejës mbetet pa trofe në hendboll!
Besa nuk është as kampion e as fituesi i Kupës së Kosovës.
Besa që ka thyer të gjitha rekordet, 19 tituj pas luftës apo 10 tituj rresht nga edicioni 2013-2014 deri në 2023-2024, këtë edicion mbetet duarbosh.
“Edicioni i sivjetmë u përmbyll me ndeshjen ndaj KH Rahovecit.
Ne si klub i urojmë KH Rahoveci për titullin kampion të merituar për këtë edicion!
Ju falënderojmë të gjithë ju që ishit përkrah Besës, për dashninë dhe kohën qe i keni kushtu!
Besën e keni që Besa do të kthehet aty ku e ka vendin, si kampion i padiskutueshëm për 10 vite rresht e 19 në total!
Besa – besë”, shkruan në faqen e KH Besa Famgas.