Legjenda e hendbollit, Aziz Makiqi, që ndërroi jetë më 5 qershor, sot do të varroset në Umag të Kroacisë.
Lajmi bëhet i ditur nga një familjar i Makiqit.
Makiqi ka qenë hendbollist i gjeneratës së artë, në ekipin e Trepçës së Mitrovicës, Borcin e Ferizajt.
Një periudhë ka luajtur edhe në Bundesliga I dhe disa klube tjera.
Makiqi vlerësohet hendbollisti më i mirë i të gjitha kohërave.