Skuadra e Barcelonës është kampion i ri i Evropës në hendboll (meshkujt).
Barcelona e ka mposhtur me rezultat 31:30 skuadrën daneze Aalborg në finalen që u luajt në Koln të Gjermanisë, dhe në historinë e saj fitoi titullin e 12-të në garën prestigjioze europiane përkatësisht Champions League.
Finishi dramatik.
Rezultati u barazua 26:26, pastaj 28:26 në minutën e 54-të dhe Barcelona ka arritur deri në fund të ruajë avantazhin, për të fituar me 31:30.
Aalborg – Barcelona 30:31
Aalborg HB: N. Landin (12 pritje), Norsten; M. Hansen 8 (5), Hoxer 6, Sommer Arnoldsen 6, Björnsen 4, Barthold 2, Vlah 2, Antonsen 1, L. Nilsson 1, Wiesmach Larsen, J. Nielsen, S. Hald Jensen, M. Larsen, Möllgaard, Juul.
FC Barcelona: E. Nielsen (8 pritje), Perez de Vargas (3 pritje); Richardson 8 (4), Mem 7, N`Guessan 6, Carlsbogard 2, Frade 2, Gomez Abello 2, Janc 2, Cikusa Jelicic 1, Wanne 1, Arino, Thiagus, Makuc, Langaro, Rodriguez Moreno.