Verim Zherka nuk është kryetrajner i kampionit të ri të Kosovës, klubit të hendbollit Rahoveci.
Zherka kreu misionin e tij, synimin që e kishte, për të sjell titullin në Rahovec.
Ai jep dorëheqje të parevokueshme.
“Pas një sezoni të shkëlqyeshëm që e patëm me KH Rahovecin duke u stolisur me titullin e Kampionit të Kosovës erdhi koha që ti ndajmë rrugët.
Shfrytëzoj rastin ti falënderohem të gjithë lojtarëve të mi, stafit tim, kryesisë së klubit për bashkëpunimin.
Dhe falënderimi i veçantë i shkon të gjithë henbolldashësve të qytetit të Rahovecit për përkrahjen që na dhanë gjatë tërë kampionatit.
Faleminderit të gjithëve”, ka bërë të ditur Zherka.