Verim Zherka është emëruar kryetrajner i ri i Kastriotit të Ferizajt.
Fituesi i Kupës së Kosovës,Kastrioti, ka bërë të ditur, se me Zherkën kanë arritur marrëveshjen dhe ai do të udhëheq klubin për edicionin e ri 2024-2025.
Zherka para pak ditëve u largua nga Rahoveci me të cilin ekip dolën kampion të Kosovës.
“Ikona e hendbollit ferizajas rikthehet në shtëpinë e tij.
Me krenari njoftojmë emërimin e kryetrajnerit të ri të KH Kastrioti, Verim Zherka!
Një ikonë e ekipit ferizajas, Verim Zherka sjell me vete një përvojë dhe pasion të jashtëzakonshëm për lojën e hendbollit. Jemi të bindur se nën drejtimin e tij, KH Kastrioti do të arrijë suksese të reja dhe të larta.
Le të mirëpresim së bashku Verimin në këtë kapitull të ri dhe emocionues për klubin tonë. Forca Kastrioti!
Falënderojmë trajnerin e deritashëm Vladimir Gligorov me të cilin klubi jonë ka fituar kupën e Kosovës në hendboll. Mirënjohje!”, - njofton KH Kastrioti.