Hendbollistja nga Gostivari i Maqedonisë së Veriut, Bellma Beba, lojtarja më e mirë që ka pas Kosova në vitet e pas luftës, ka uruar 29 vjetorin e gazetës kombëtare “Bota sot”.
Bellma Beba është hendbollistja bindshëm më e mirë qoftë vendore e qoftë ndërkombëtare, që ka pas Kastrioti i Ferizajt në vitet e pas luftës, që ka bërë diferencën në fushën e lojës që klubi i ka sjell tre tituj e tre Kupa të Kosovës.
“’Bota sot’ është ndër gazetat më të mira për shqiptarët, të gjitha risitë e sportit i lexojmë nëpërmjet ‘Bota sot’.
Sportistet janë të përkrahur maksimalisht dhe nëpërmjet lajmeve bën që edhe jashtë shtetit të shihen talentet shqiptarë. Unë e uroj 29 vjetorin e gazetës ‘Bota sot’ dhe dëshiroj sa më shumë suksese në të ardhmen”, ka uruar Beba.