Ish hendbollistja e njohur, Mimoza Rashica, ka uruar 29 vjetorin e gazetës kombëtare “Bota sot”.
Rashica tha se ‘Bota sot’ në asnjë kohë nuk e ka anashkaluar hendbollin por gjithmonë ka shkruar e shtjelluar tema të larmishme në këtë sport.
Ish hendbollistja e Kosovës së Vushtrrisë, tha se “Bota sot” është dritare e fuqishme për sportistët.
”Urime për gazetën ‘Bota sot’, jeni më të mirët në Kosovë”, ka uruar Rashica.