Talentja e madhe, Elsa Kongjeli vazhdon me Ferizajn

Hendboll

Talentja e madhe, Elsa Kongjeli vazhdon me Ferizajn

Nga: K.G. Më: 2 korrik 2024 Në ora: 21:01
Elsa Kongjeli

Hendbollistja Elsa Kongjeli i mbetet besnike fitueses së Kupës së Kosovës, Ferizaj.

Elsa është prej lojtareve që premton shumë dhe do të jetë një forcë shtesë për ferizajaset.

Ajo përkundër disa ofertave, vendosi të mbetet pjesë e klubit që po kalon periudhën më të mirë.

“Hendbollistja e re dhe e talentuar, Elsa Kongjeli, ka vendosur të vazhdojë kontratën me klubin tonë, KHF Ferizaj. Elsa ka treguar një performancë të shkëlqyer dhe një përkushtim të jashtëzakonshëm në çdo ndeshje. 

Elsa është 19 - vjeçare dhe ka shënuar 106 gola për sezonin 2023/24 për klubin tonë.

Jemi shumë krenarë që një lojtare e tillë plot energji dhe potencial do të vazhdojë të jetë pjesë e familjes sonë. Aftësitë dhe entuziazmi i Elsës premtojnë shumë për të ardhmen dhe ne jemi të sigurt se ajo do të vazhdojë të na bëjë krenarë me paraqitjet e saj dhe shpresojmë të jetë shtylla kryesore e klubit.

Faleminderit, Elsa, për besimin dhe përkushtimin tënd. Mezi presim të shohim sukseset e tua të ardhshme me KHF Ferizaj!”, njofton KHF Ferizaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat