Rahoveci, Kastrioti dhe Besa Famgas, në garat Evropiane

Hendboll

Rahoveci, Kastrioti dhe Besa Famgas, në garat Evropiane

Më: 3 korrik 2024 Në ora: 13:11
Pamje nga një ndeshje

Federata e Hendbollit e Kosovës do të ketë prezantim të fuqishëm në edicionin 2024\2025 të garave evropiane të klubeve.

Pas tri klubeve të hendbollisteve edhe tri klube të hendbollistëve kanë konfirmuar paraqitjen në EHF European Cup.

Kosovën dhe FHK-në në Kupën Evropiane do ta prezantojnë: Kampioni, Rahoveci, fituesi i Kupës, Kastrioti, Besa Famgas, finalista e të dy garave.

Të klubet kanë nisur punën organizative që për ndeshjet evropiane të jenë plotësisht të gatshme.

Së shpejti Federata Evropiane e Hendbollit pritet ta bëjë publike listën e të gjitha ekipeve pjesëmarrëse në EHF European Cup.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat