Hendbollistja Luljeta Sopjani ka vazhduar me klubin e Ferizajt.
Synimet e fitueses së Kupës së Kosovës, Ferizaj, janë që në edicionin e ri të prezantohen sa më mirë në garat evropiane dhe të luftojnë për të gjitha trofetë në Kosovë.
“Jemi shumë të lumtur të njoftojmë se Luljeta Sopjani, aloja e majtë e jashtëzakonshme dhe anëtare e kombëtares së Kosovës, ka vendosur të vazhdojë kontratën e saj me KHF Ferizaj.
Luljeta ka treguar vazhdimisht aftësi të shkëlqyera dhe përkushtim të pashoq në fushë.
Performanca e saj mbresëlënëse dhe kontributi i madh në skuadër kanë qenë të paçmueshme për ekipin tonë.
Si një anëtare e reprezentacionit të Kosovës, ajo sjell me vete përvojë dhe profesionalizëm që e bën ekipin tonë edhe më të fortë.
Faleminderit, Luljeta, për përkushtimin dhe angazhimin tënd. Ne mezi presim të shohim sukseset e tua të ardhshme me KHF Ferizaj dhe jemi krenarë që të kemi në ekip”, njofton KHF Ferizaj.