Vjosa e Shtimes e ka ndërmend të jetë sa më e fuqishme për edicionin e ri në Superligën e Kosovës.
Ky klub po përforcohet me hendbollistë të dëshmuar, së fundi edhe me portierin Dardan Dugolli.
Kjo dëshmon se Vjosa ka synime për të qenë në mesin e 4-5 skuadrave më të mira.
“Me inkuadrimin në Superligën e Hendbollit të Kosovës, klubi është duke punuar me intesitet për përforcimet, dhe konsolidimin me lojtarët.
Kemi arritur marrëveshje me portierin Dardan Dugolli.
Dardanit i dëshirojmë mirëseardhjen dhe i urojmë suksese në KH Vjosa.
Që ta kthejmë klubin aty ku e ka vendin na duhet shumë punë, andaj me vullnet dhe angazhim së bashku do ia dalim”, njofton KH Vjosa.