Hendbollistja me përvojë, Shkurte Mehmeti, ka refuzuar disa oferta dhe i ka qëndruar besnike klubit të Ferizajt, fituese e Kupës së Kosovës.
Me Shkurten Ferizajn është edhe më i fortë për edicionin e ri 2024-2025.
“Jemi të entuziazmuar të njoftojmë se Shkurte Mehmeti, pivotmen dhe gardiane e jashtëzakonshme e mbrojtjes, ka vendosur të vazhdojë kontratën e saj me KHF Ferizaj.
Shkurte ka qenë një lojtare kryesore në momentet kyçe, duke treguar kurajë, vendosmëri dhe aftësi të jashtëzakonshme në çdo ndeshje.
Përkushtimi dhe lidershipi i saj në fushë kanë qenë të paçmueshme për ekipin tonë.
Me Shkurten në radhët tona, ne jemi të sigurt se do të vazhdojmë të arrijmë rezultate të shkëlqyera dhe të përballemi me çdo sfidë që na del përpara.
Faleminderit, Shkurte, për besimin dhe angazhimin tënd. Mezi presim të shohim suksese të reja dhe momente të paharrueshme së bashku!”, njofton KHF Ferizaj.