KHF Samadexha reagon: Ne jemi në Kupën evropiane, pse asnjë cent nga ministria! A vetëm pse jemi klub i fshatit

Hendboll

KHF Samadexha reagon: Ne jemi në Kupën evropiane, pse asnjë cent nga ministria! A vetëm pse jemi klub i fshatit

Nga: K.G. Më: 4 korrik 2024 Në ora: 14:42
Klubi i hendbollit Samadrexha

Klubi i hendbollit Samadrexha ka konfirmuar pjesëmarrjen në Kupën Evropiane në hendboll (femrat).

Samadrexha është e shqetësuar pse është anashkaluar si klub prej përfitimeve nga Lista preliminare e përfituesve të "thirrja për fondin e mobilitetit 2024 – OJQ sport- rini -art dhe kulturë-trashëgimi kulturore.

“Ne jemi në Kupën evropiane, pse asnjë cent nga ministria!

A vetëm pse jemi klub i fshatit!”, thonë drejtuesit KHF Samadrexhës për gazetën “Bota sot”.

Nëse shikon listën, ka klub që ka përfituar 8.500 euro vetëm për të shkuar në Holandë me stërvitur ose ka përfituar 6 mijë euro për një kamp.

Klubet që marrin pjesë në garat evropiane, kanë përfituar më pak ose asnjë cent si rasti i Samadrexhës që ankohet.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat