FHK vlerëson kampin si të suksesshëm

Hendboll

FHK vlerëson kampin si të suksesshëm

Më: 6 korrik 2024 Në ora: 11:51
Kampi

Është mbyllur të shtunën Kampi Veror i Federatës së Hendbollit të Kosovës.

Për tetë ditë mbi pjesëmarrës kanë punuar me zell e përkushtim maksimal për të përsosur elementet e lojës së hendbollit.

Puna që është bërë është vlerësuar lartë nga pjesëmarrësit, ndërsa edhe trajnerët përgjegjës kanë çmuar angazhimin e seriozitetin e hendbollistëve dhe hendbollisteve të reja.

"Të angazhuar për punën me të rinjtë ishin mbi dhjetë trajnerë, shumë prej tyre pjesë e shtabeve teknike të ekipeve tona kombëtare.

Kampi është mbajtur në Banjë të Pejës, kurse kampistët ishin të vendosur në hotelin ONIX.

Federata e Hendbollit e Kosovës i falënderon gjithë kampistët dhe gjithë ata që kontribuan në mbarëvajtjen e këtij aktiviteti shumë të rëndësishëm", njofton FHK:

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat