Istogu, kampione e Kosovës, pretendon të paraqitet sa më mirë në edicionin e ri të garave evropiane.
Lajmi i mirë për klubin e Istogut me trajner Faruk Shalën është se janë bartëse të grupit.
Istogu renditet në vend të 82-të në EHF.
“Istogu bartës i grupit në edicionin 2024/2025 të EHF European Cup
64 skuadrat evropiane do të fillojnë garimin nga raundi i dytë, ndeshjet e para janë planifikuar të zhvillohen 5/6 Tetor ndërsa ajo e kthimit 12/13 Tetor.
Shorti për raundin e dytë do të hidhet më 16 Korrik në Vjenë në orën 11:00, dhe do të transmetohet drejtpërdrejtë në kanalin "Home of Handball" të EHF-së në YouTube.
Istogu tanimë njihet për rezultate të mira në pjesëmarrjet e deritanishme në Kupat Evropiane.
Edicioni 2024/2025 do të jetë i teti radhazi në Evropë.
Ndonëse skuadra jonë po përjeton ndërrimin e gjeneratës dhe largimin e disa lojtareve të huaja, ka synime të mëdha, edhe pse pritet të paraqitet më një përbërje krejt ndryshe nga vitet e kaluara; 80% e skuadrës është kompletuar ndërsa deri në fillim të
fazës përgatitore që fillon në Gusht skuadra do të kompletohet ku do t’ju njoftojmë më përberjen e plotë.
Ju faleminderit për besimin, së bashku për një Istog Evropian”, njofton KHF Istogu.