Kastrioti starton në raundin e parë, Rahoveci e Besa në të dytin

Hendboll

Kastrioti starton në raundin e parë, Rahoveci e Besa në të dytin

Më: 9 korrik 2024 Në ora: 20:27
Kastrioti

Kastrioti i Ferizajt fillon garimin në raundin e parë të Kupës Evropiane për hendbollistë.

Shorti për raundin e parë tërhiqet më 16 korrik, ndërsa ndeshjet luhen më 14/15 dhe 21/22 shtator.

Në short, fituesi i Kupës së Kosovës, Kastrioti, do të jetë bartës. Gjithsej 20 skuadra nisin garimin në raundin e parë të EHF European Cup.

Ndërkohë prej raundit të dytë garimin në Kupën Evropiane e nisin kampioni Rahoveci dhe nënkampionia Besa Famgas.

Edhe për raundin e dytë shorti është më 16 korrik, kurse ndeshjet zhvillohet më 19/20 dhe 26/27 tetor.

Në short, Rahoveci është bartës, ndërsa Besa Famgas jo.

Plot 63 skuadra janë paraqitur për të garuar në Kupën Evropiane.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat