Camara mbetet në KHF Ferizaj, me synime që të prezantohen sa më mirë në Evropë

Hendboll

Camara mbetet në KHF Ferizaj, me synime që të prezantohen sa më mirë në Evropë

Nga: K.G. Më: 10 korrik 2024 Në ora: 13:11
Salematou Camara

Ferizaj, fitues i Kupës së Kosovës, krenari e qytetit, vazhdon të ruajë skeletin e hendbollisteve të spikatura.  

Salematou Camara mbetet në KHF Ferizaj, me synime që të prezantohen sa më mirë në Evropë.

Ferizaj synon të jetë sa më i fortë për edicionin e ri dhe t’ju tregojë të gjithëve se janë tempulli i hendbollit, që gjithmonë luftojnë për trofe.

“Salematou Camara ka vendosur të vazhdojë kontratën e saj me KHF Ferizaj. 

Camara prej ditës që u bashkua me klubin tonë , ka qenë një lojtare e jashtëzakonshme me aftësi të shkëlqyera. 

Ajo ishte edhe një ndër lojtaret kryesore në Final4 , duke u shpallur më e mira e lojës në Finale të Kupës.

Tani pjesë e jona edhe për një sezonë , presim më shumë aftësi dhe profesionalizëm drejt sukseseve tona

Faleminderit, Camara , për përkushtimin dhe angazhimin tënd. Jemi shumë të lumtur që je pjesë e jona”, njofton KHF Ferizaj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat