Qerimi: Jemi përgatitur mirë që të mbërrijmë në katër ekipet e para 

Hendboll

Qerimi: Jemi përgatitur mirë që të mbërrijmë në katër ekipet e para 

Më: 11 korrik 2024 Në ora: 13:51
Bujar Qerimi

Në prag të Kampionatit Evropian për hendbollistë të grupmoshës U20, që prej 13 deri më 21 korrik mbahet në Prishtinë, të enjten në kryeqendrën tonë është mbajtur një konferencë për media.

Konferenca është mbajtur në hapësirat e Pallatit të Rinisë në Prishtinë, ku edhe zhvillohet Evropiani për hendbollistët deri në 20-vjet.

Bujar Qerimi, selektor, shpreh optimizmin e tij.

“Përgatitjet për këtë garë të rëndësishme për ne, i kemi ndarë në tri faza.

Faza e parë ishte për përgatitjen fizike dhe është bërë në Pejë. Ishte punë dhjetëditore.

Pjesa e dytë prapë në Pejë, por fokusi ishte në përgatitjen taktike dhe teknike të Kombëtares. Është dashur të bëhet komponimi dhe automatizimi i lojës.

Pjesa e fundit është kryesore. Jemi në prag të fillimit të garës në Evropianin B. Dje patëm miqësore me Britaninë e Madhe.

Kemi parë disa probleme të vogla. Do të mundohemi t’i përmirësojmë që të jemi sa më mirë në aspektin tekniko-taktik. Fokusi kryesor është që këta lojtarë ta gjejnë veten sa më mirë që rezultati të jetë në plan të parë.

Besojmë dhe kemi punuar sa ishte e mundur. Jemi përgatitur mirë që të mbërrijmë në katër ekipet e para”, tha Qerimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat