Është hapur zyrtarisht Kampionati Evropian U20 për hendbollistë që prej të shtunës deri më 21 korrik mbahet në Prishtinë.
"Ceremonia hapëse nisi me shfaqjen e flamujve të 12 shteteve pjesëmarrëse.
Në emër të EHF-së ekipet pjesëmarrëse i përshëndeti Pedro Sequera, anëtar i Komitetit Ekzekutiv të EHF-së. Ndërkohë presidenti i FHK-së, Eugen Saraçini, derisa e shpalli të hapur Evropianin, u dëshiroi qëndrim të këndshëm në vendin tonë të gjitha delegacioneve pjesëmarrëse.
"Ju dëshiroj mirëseardhje ekipeve pjesëmarrëse.
Po ashtu uroj për një garë të mirë, cilësore dhe të respektohet njëri-tjetri. Ndihuni si në shtëpinë tuaj", tha presidenti Saraçini në hapje të Evropianit të radhës që e organizon Federata jonë", njofton FHK.