Kombëtarja U20 e Kosovës në hendboll e ka filluar me fitore Kampionatin Evropian në Prishtinë.
Të shtunën mbrëma, Kosova fitoi ndaj Bullgarisë me rezultat 23:22.
Ndeshja ishte dramatike, sidomos në pjesën e dytë, ndërsa u vendos në aksionet e fundit.
Portieri Olt Kabashi u shqua te Kosova.
Ai u shpall më i miri i ndeshjes.
Një fitore e madhe në hapje të kësaj gare e cila është një motiv shtesë.