Djelmoshat e kombëtares së Kosovës U20 e nisën me këmbë të mbarë Kampionatin Evropian U20 që po mbahet në kryeqytetin e Kosovës.
Djelmoshat tanë shënuan fitore me rezultat 23:22 ndaj Bullgarisë U20.
Portieri Olt Kabashi ka qenë më i dalluari i ballafaqimit.
Kabashi është shpallur lojtari i ndeshjes.
Pritjet e tija ishin vendimtare në triumfin e Kosovës U20.
Portieri i talentuar, Kabashi, ndihet i kënaqur me lojën, fitoren dhe që u zgjodh lojtar i ndeshjes.
“Loja kundër Bullgarisë ishte e vështirë por luftuam deri në minutën e fundit.
Jam i lumtur për çmimin lojtari i ndeshjes. Këtë çmim ia dedikoj ekipit dhe stafit të trajnerëve.
Faleminderit prej publikut që ka qenë i mrekullueshëm”, thotë Kabashi për gazetën kombëtare “Bota sot”.