FCC Mesto Lovosice rival i Besa Famgas

Hendboll

FCC Mesto Lovosice rival i Besa Famgas

Më: 16 korrik 2024 Në ora: 13:19
Pamje nga një ndeshje

Besa Famgas me rival nga Çekia!

Besa Famgas, që tashmë ka përvojë të gjatë në gara evropiane, do të paraqitet në raundin e dytë të Kupës Evropiane (EHF European Cup) në edicionin 2024/2025.

Përballë skuadrës pejane do të jetë ekipi çek FCC Mesto Lovosice.

Ndeshja e parë është në Çeki, ndërsa e kthimit në Pejë.

Para tifozëve të saj, Besa Famgas do të paraqitet më 26 apo 27 tetor. Por fillimisht, një javë më herët do ta ketë udhëtimin jo të lehtë për në Çeki

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat