Ekipi i hendbollit Samadrexha (femrat) synon që të përforcohet për edicionin e ri të Supëerligës së Kosovës dhe për garat evropiane.
Brenda klubit Samadrexhës konfirmojnë se janë në negociata me disa hendbolliste nga Brazili.
“Jemi në bisedime me 3 braziliane.
Janë reprezentuese të Brazilit dhe që kanë eksperiencë”, thotë një burim brenda klubit.
Drejtuesit e klubit thonë se synimi është që të përforcohen jo vetëm për garat evropiane por edhe për të luftuar për të gjitha trofetë në Kosovë.
Duhet theksuar se në raundin e dytë të Kupës Evropiane paraqitet edhe Samadrexha.
Skuadra samadrexhase përballë do ta ketë skuadrën nga Portugalia, Colegio Gaia/Colgaia-Toyota.