Ekipi i Sllobodës: Kuqezinjtë në rrethin e parë ndaj KH Kastriotit

Hendboll

Ekipi i Sllobodës: Kuqezinjtë në rrethin e parë ndaj KH Kastriotit

Nga: K.G. Më: 17 korrik 2024 Në ora: 12:40
Slloboda e Tuzllës

Skuadra boshnjake, Slloboda e Tuzllës, ka shkruar disa fjalë për përballjen me fituesin e Kupës së Kosovës, Kastriotin e Ferizajt.

Slloboda ndeshet me Kastriotin në kuadër të ndeshjes së parë të Kupës Evropiane në hendboll.  

“Në ndeshjen e xhiros së parë të Kupës së Evropës, Slloboda do të takohet me ekipin Kastrioti.

Ndeshjen e parë kuqezinjtë do ta luajnë jashtë shtëpisë dhe është planifikuar për datat 14/15 shtator. 

Pas kësaj, në datën 21/22 shtatori do të pasohet ndeshja e kthimit në Tuzëll.

Nëse Slloboda e mposht ekipin nga Kosova, kundërshtari i radhës është Pfadi Winterthur nga Zvicra”, shkruan në faqen e klubit boshnjak.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat