Fituesi i Kupës së Kosovës, Kastrioti i Ferizajt, dje ka mësuar rivalin për garat evropiane në hendboll.
Rivali i tyre është Slloboda e Tuzllës nga Bosnja dhe Hercegovina.
Presidenti i klubit me renome, Fisnik Jashari, shpreson se do të kenë paraqitje superiore me Kastriotin në rrethin e parë të Kupës së Evropës.
“Klubi ynë i zemrës KH Kastrioti në garat europiane do ndeshet me skuadrën Slloboda nga Tuzlla me 14-15 shtator!
Shpresojmë në një paraqitje superiore nga ekipi ynë sepse qyteti i hendbollit të Kosovës, Ferizaj e meriton një paraqitje dinjitoze e pse jo edhe kalimin në raundin tjetër ku na pret skuadra nga Zvicrës Pfadi Winterthur
Forca Kastriot krenaria e Qytetit”, ka nënvizuar Jashari.