Kombëtarja e Kosovës U20 është eliminuar në çerekfinale të Kampionatit Evropian në hendboll që po mbahet më Prishtinë.
Luksemburgu U20 u tregua kockë e fortë për Dardanët.
“Djemtë tanë kanë dhënë më të mirën ndaj Luksemburgut por këtë herë nuk mjaftojë.
Ndeshjen e fortë e shumë interesante, Luksemburgu e fitoi me rezultat 27:22.
Kosova barazoi 18:18, por më pas nga dëshira e madhe u bënë gabime që kushtuan në fund.
Luksemburgu është Kombëtarja e tretë e kualifikuar në gjysmëfinale të Evropianit U20 në Prishtinë”, shkruan në faqen e FHK-së.