Tash e disa ditë po mbahet Kampionati Evropian U20 në hendboll në kryeqytetin e Kosovës.
Po zhvillohen ndeshje interesante mes kombëtareve.
Fakti tjetër interesant është se Kosova ka delegatin dhe dy gjyqtarë që po e ndajnë drejtësinë me pedanteri.
Delegati Eshref Beqiri dhe gjyqtarët Getoar e Genc Bujupi, janë prej më të vlerësuarve në këtë garë.
Beqiri ka lavdëruar gjyqtarët Bujupi.
“Filluan si Hendbollist në KH Drenica, u angazhuan në kuadër të SHGJHK-së si gjyqtarët më perspektiv.
Fal angazhimit dhe përkrahjes nga ish Kryetari Istref Sadriu dhe zyrës së FHK së, këta dy djem kanë treguar përkushtim dhe angazhim profesional duke referuar me vite ndeshjet kryesore në Kampionatin tonë, duke treguar performanca brilante në kryerjen e detyrave të gjyqtarëve.
Sot ishte një ditë me rëndësi të veçantë pasi që ishim së bashku në një ekip në zhvillimin e ndeshjes të Kampionatit Evropian U20 Turqia - Lituania.
Getoar e Genc ju dëshiroj shumë suksese në karrierën si gjyqtar Ndërkombëtar të EHF-së. Ta keni ndërmend e gjithmonë që jeni pasqyra e FHK-së dhe e Kosovës.
Krenar e mburremi mu juve.
Suksese e ju prift e mbara!”, ka shkruar Beqiri në profilin e tij në facebook.