Portierja e hendbollit, Viktoria Mykhailenko, ka nënshkruar me kampionen e Kosovës, Istogu.
Ky është përforcim i madh për klubin e kryetrajnerit Faruk Shala.
Istogu ka synime e qarta për edicionin e ri, të fitojë për herë të katër rresht titullin e kampionit të Kosovës apo të pestin në histori të klubit dhe të prezantohet sa më mirë në garat evropiane.
“Istogu përforcon portën me portieren nga Kievi Viktoriia Mykhailenko
Vitin garues 2024/2025 pjesë e Istogut do të jetë edhe ukrainasja nga kryeqyteti Kiev, Viktoria Mykhailenko, të skuadra kampione e Kosovës - Istogu.
Viktoria vjen nga elita e hendbollit spanjoll ku u paraqit në dy vitet e fundit, ajo është njëra nga dy hendbollistet ukrainase që këtë vit janë bërë pjesë e skuadrës istogase e cila do të garoj në dy fronte Superligën e Kosovës dhe kupën evropiane EHF.
Skuadra istogase do të vazhdoj transparencën për të gjithë dashamiret e hendbollit, gjatë ditëve në vijim do t’ju njoftojmë edhe me hendbolliste tjera që kanë përforcuar radhët tona që pritet të jenë ndihmesë drejt sukseseve të radhës.
Mirë së vjen në shtëpinë e kampioneve Viktoria”, njofton KHF Istogu.