Pse po hesht kryetari i Shoqatës së Trajnerëve të Hendbollit të Kosovës?

Hendboll

Pse po hesht kryetari i Shoqatës së Trajnerëve të Hendbollit të Kosovës?

Nga: K.Goca Më: 21 korrik 2024 Në ora: 16:37
Faruk Shala

Faruk Shala është kryetar i Shoqatës së Trajnerëve të Hendbollit të Kosovës.

Ky njeri duhet të thërras Këshillin profesional dhe bordin e FHK-së, të kërkojë një rrugëzgjidhje me situatën që po kalon hendbolli.

Sepse renditja e Kosovës në vend të shtatë në Kampionatin Evropian (Divizioni B) është dëshpëruese dhe për çdo kritikë!

Faruk Shala, prej si ka ardhur kryetar i shoqatës trajnerëve, asnjëherë nuk e ka ngritur zëri publikisht dhe për të thënë: Çka është boll, është boll!

Heshtja e tij është e pakuptueshme!

Edhe Shala e di se Kosova ka krizë të trajnerëve të hendbollit!

Çka duhet të bëhet më tej, si të reagojnë, si të dalin nga kjo krizë që po kalon hendbolli?

Kur dështon me gjeneratat e reja e ardhmja është e zymtë!

Faruk Shala duhet të jetë më i guximshëm, dhe të kërkojë strategji, të afrojë konceptin e tij për daljen nga kjo gjendje!

Shala nuk është kryetar vetëm për të mbuluar një zbrazëti por duhet ta ketë guximin që t’i kundërvihet mossukseseve dhe të kërkojë si ta rrisin nivelin e trajnerëve dhe të gjendet edhe një strategji në bashkëpunim me FHK dhe Këshillin Profesional! 
 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat