Përfundon Evropiani shembullor në Prishtinë, Sllovakia kampione

Hendboll

Përfundon Evropiani shembullor në Prishtinë, Sllovakia kampione

Më: 21 korrik 2024 Në ora: 22:43
Sllovakia

Ka përfunduar të dielën Kampionati Evropian U20 për hendbollistë i mbajtur për nëntë ditë në Prishtinë.

Kampione u shpall Sllovakia, që në finale fitoi ndaj Letonisë me rezultat 31:25.

Sllovakët kanë dominuar gjatë gjithë ndeshjes dhe kanë festuar në fund.

Medaljen e bronztë e fitoi Finlanda.

Të mbyllur Evropianin për hendbollistët deri në 20 vjet e shpallën presidenti i EHF-së, Eugen Saraçini dhe anëtari i Komitetit Ekzekutiv të EHF-së, Pedro Sequeira.

Presidenti Saraçini ka falënderuar delegacionet, stafin lokal dhe sponsorët e FHK-së që kanë ndihmuar në këtë organizim madhështor.

“Shihemi në organizimet tjera”, u është drejtuar Saraçini të pranishmëve.

Ndërkohë Sequeira e ka vlerësuar Evropianin në kryeqendrën tonë si të mahnitshëm.

Ai ka thënë se kjo ngjarje është e rëndësishme për të tashmen dhe të ardhmen e hendbollit.

Presidenti Saraçini dhe Sequeira kanë ndarë trofeun e kampionit për kapitenin e Sllovakisë.

Të gjithë pjesëmarrësit, duke përfshirë përfaqësuesit e EHF-së dhe të delegacioneve e kanë vlerësuar shumë lartë organizimin e Evropianit dhe ndeshjet e zhvilluara gjatë tij.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat