Shumë prurje e largime nga Istogu

Hendboll

Shumë prurje e largime nga Istogu

Nga: K.G. Më: 23 korrik 2024 Në ora: 19:43
KHF Istogu

Një numër i madh i hendbollisteve i bashkohet por edhe një numër i madh largohen nga kampionja e Kosovës, Istogu.

Kryetrajneri Faruk Shala pretendon një ekip më kompakte për edicionin e ri në rrafshin vendor e ndërkombëtar.

KHF Istogu paralajmëron se gjatë këtyre ditëve do t’i prezantojë prurjet e reja.

“Plot tetë largime dhe gjashtë ardhje të reja te kampioni! 

Nga skuadra e kampioneve, KHF Istogu, që e solli titullin e katërt në total për qytetin e Istogut, janë larguar plot tetë hendbolliste. 

Gjashtë prej tyre janë bërë pjesë e klubeve elitare evropiane, që paraqiten edhe në gara ndërkombëtare si  EHF European League dhe EHF European Cup. Dy të tjera janë kthyer në Brazil. Lojtaret që u larguan janë: Albina Rugova, Yllka Shatri, Dajana Milaniq, Esma Muratoviq, Tainara Luna Goncalves, Ana Carolina Americo Gomes Resende, Aleksandra Bazoviq dhe Patrisia Batista Da Silva.

Por kjo nuk nënkupton që Istogu është i dorëzuar për edicionin e ardhshëm garues. Përkundrazi.

Synimet tona vazhdojnë të jenë shumë të mëdha. Planet e puna po ashtu.

Tashmë i kemi transferuar gjashtë lojtare të reja. Viktoriia Mikhailenko dhe Myloslava Borodai janë dy prej tyre. Katër të tjerat prezantohen në ditët në vazhdim.

I renditur në pozitën e 81-të në ranglistën e klubeve më të mira evropiane, Istogu është pjesë e rëndësishme e tregut ndërkombëtar hendbollistik. Lëvizjet e kësaj vere e vlerësojnë këtë. Shumë lojtare që kanë nisur tek Istogu, apo kanë qëndruar në Istog, kanë bërë karrierë të suksesshme evropiane më pas.

Përbërja do të jetë e re për kampionatin e ardhshëm, por synimi i njëjtë – fitimi i trofeve dhe hapi tutje në Evropë. Për këtë jemi të përkushtuar”, njofton KHF Istogu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat