Pedro Sequeira me fjalë të mëdha për Izet Gjinovcin, pret nga ai gjatë viteve të ardhshme të fuqizojë edhe më shumë hendbollin

Hendboll

Pedro Sequeira me fjalë të mëdha për Izet Gjinovcin, pret nga ai gjatë viteve të ardhshme të fuqizojë edhe më shumë hendbollin

Nga: K.Goca Më: 24 korrik 2024 Në ora: 13:31
Pedro Sequeira e Izet Gjinovci

Alfa dhe omega e hendbollit padyshim është Izet Gjinovci.

Njeriu i gjeneratës së sakrificës dhe që nga pas lufta gjithmonë në vijën e parë, duke dhënë kontribut të madh për hendbollin e Kosovës.

Kampionati Evropian U20 që u mbajt ditë më parë në Prishtinë, është organizuar për mrekulli nga Federata e Hendbollit e Kosovës.    

Anëtari i Komitetit Ekzekutiv të Federatës Evropiane të Hendbollit, Pedro Sequeira, përmes dy postimeve ka treguar simpatinë e madhe për Federatën e Hendbollit të Kosovës dhe për Kosovën në përgjithësi.

Pedro Sequeira, me fjalë të mëdha për Izet Gjinovci, sekretarin e përgjithshëm të Federatës së Hendbollit të Kosovës.

“Kosova dhe gjithë hendbolli në botë ka nevojë për ty”, ka shkruar mes të tjera Sequeira duke çmuar punën e tij të palodhshme e profesionale të Gjinovcit. 

“Gjithnjë në mendjen time dhe zemrën time, Izet. Unë e di që do të luftosh. Kosovës dhe hendbollit në gjithë botën i duhesh”, ka shkruar Sequeira.

Në një postim tjetër ai ka vlerësuar lartë stafin organizativ të Evropianit U20.

“Komplet ekipi që punoi me mua gjatë 11 ditëve në Kosovë. Ishin të përkushtuar thuajse 24 orë në ditë për hendbollin dhe të gjithë ishin thjeshtë fantastik. Asnjëri, asnjëherë nuk është dukur i lodhur dhe nuk kishte ankesa. Fokus i plotë. Kjo e bëri shumë të lehtë për të punuar dhe për të menaxhuar të gjithën. Faleminderit ekipi”, ka shkruar Sequeira.

Federata e Hendbollit e Kosovës e vlerëson qëndrimin dhe përkrahjen e Sequeiras, mikut tonë të madh.

Gjinovci gjithmonë vizionar dhe puna e tij e madhe si gjithmonë bie në sy edhe të ndërkombëtarëve dhe që presin shumë nga ai në vitet e ardhshme në ngritjen e nivelit të këtij sporti.

Të mëdhenjtë vlerësojnë të mëdhenjtë siç është Pedro Sequeira ndaj Izet Gjinovcit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat